Vladimir Putin

Vladimir Putin ka urdhëruar fillimin e tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave ruse nga Siria

Pasi ka vrarë mijëra sirianë dhe ka bombarduar këtë vend pa ndërprerë, për gjashtë muaj, më në fund Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, citohet të ketë urdhëruar fillimin e tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave ruse, duke konfirmura   se ndërhyrja ushtarake në masë të madhe ka arritur objektivat e vet, në ruajtjen e regjimit të diktatorit Assad, i  cili deri tani, për pesë vjet rresht  ka vrarë rreth 300.000 sirianë ndërsa nga vendi janë dëbuar rreth 12 milionë. Gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme në Kremlin, Putin ka deklaruar se tërheqja e forcave ushtarake do të duhej të fillonte nga dita e martë. Ai gjithashtu ka theksuar, se Rusia duhet të intensifikojë rolin e saj në procesin e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Siri, duke mbrojtur regjimin kriminal të Assadit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka sqaruar se  se Putin i ka telefonuar presidentit sirian, Bashar al-Assad, për ta informuar për vendimin e Kremlinit zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …