Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar shkarkimet në diplomaci për të cilat kanë qenë të planifikuara më herët dhe nuk lidhen me ngjarjet e fundit. Ai ka theksuar se duhet pasur kujdes gjatë shkarkimeve në diplomaci pasi sipas tij ka emra që pavarësisht se janë të emëruar politikë, kanë treguar performancë mbipartiake dhe kanë tejkaluar partinë që e ka propozuar. “Bëhemi i padrejtë nëse përmendi emra pasi mund të jetë dy apo tre emra që kanë qenë të tillë”. I pyetur nëse Vlora Çitaku ka qenë njëra ndër ambasadoret që ka tejkaluar partinë e saj Haziri është përgjigjur: “Vlora Çitaku është njëra prej tyre. Por ajo që është parë është vendim i ministrit të Jashtëm i cili duhet të harmonizohet me Komisionin e Jashtëm të Kuvendit dhe Presidentin”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …