Halil Alidema rrjedh nga një familje atdhetare. Si djalë i atij soji patriotësh, nuk mund të rreshtohej ndryshe, përpos si patriot, të reflektojë edhe në çdo shoqëri që e kishte, e prej të cilit është dëgjuar, është folur dhe është vepruar duke ndërtuat sigurt idealin e luftës, për çlirim të viseve të robëruara shqiptare.
Halil Alidema i ka kryer të gjitha nivelet e shkollimit. Por, kualifikimin më kulmor e kishte burrërinë, besën dhe patriotizmin. E njoh, sidomos në përpjekjet që bëri për t` u regjistruar në studimet pasuniversitare, me çka donte të tregojë se nga nxënësi i shkëlqyeshëm, nga mësuesi i nderuar, nga studenti i vyeshëm admironte të ia mësyjë majave të shkencës, ku rruga është shumë më e vështirë, por ai kishte energji dhe dëshirë të punojë, madje në tema shumë delikate siç ishte koha e: Paqes së ashtuquajtur të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878, kur kombit tonë iu shkurtuan vise të tëra vetëm, pse nuk ishim sllavë. HALIL ALIDEMA me bashkëshorten TEUTEN, e kishte filluar punën si mësues. Tërë veprimtarinë e tyre të mësuesisë e kishin për ideal, veprën patriotike të Petro Nini Luarasit dhe Motrave Qiriazi.
Halil Alidema nuk e kishte synimin që të sjellë diçka të re, rreth Kongresit të Berlinit, por ishte i preokupuar të bëjë zanat jetësor, studimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878). Halili kishte formuar bindje faktike se më 1878 në Prizren, lindi fuqishëm ideja për shtet sovran dhe të pandarë, madje në 114000 kilometra katror, siç dëshmon Harta e Institutit ushtarak të Berlinit nga viti 1976. Pikërisht në këtë vit kryeveziri Mit-hat Pasha do ta aprovojë kërkesën për themelimin e një Vilajeti Shqiptar, për çka Kryeministri i Anglisë GLADSTONE, më 1880 do konkludojë: çdo popull i shtypur ka të drejtë të shkundë zgjedhën e tij, dhe në qoftë se SHQIPTARET janë mërzitur dhe janë lodhë nga robëria, dhe dëshirojnë të jenë të pavarur, URUNET e mia më të përzemërta për ta”. Ja këtë epokë donte ta zbërthejë Mr Halil Alidema, për të treguar vlerën historike se duhet të rreshtohemi në luftë për liri, e pastaj bota do të na përkrah.
Halil Alidemën do ta njohim në studimet pasuniversitare që i regjistroi pikërisht më 1978 ( në njëqind vjetorin Lidhjes Shqiptare), si student kryengritës, si personalitet patriot,si patriot me shenja dalluese që mendon, flet dhe punon, për ta ndryshuar sistemin dhe përkatësinë e Kosovës në pjesë të pandarë të NENES SHQIPERI, si theskonte më 1980. “Nuk ka rrugë tjetër, për ta përmbysur këtë regjim gjakatar, përpos përmes kryengritjes së armatosur, do të shpërthej pasi që doli nga burgu. Në fakt, po atë ditë, më 2 prill 1981, kur në Besi Rinia kryengritëse i dogji tri mjetet transportuese ushtarake të okupatori dhe e themeloi çetën e armatosur, po atë ditë ma nuk kishte demonstrata, por tentim kryengritës, që më vonë do të shndërrohet në UÇK. Me këto ide Halil Alidema, me shokë si: Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu, Hilmi Ratkoceri, Mentor Kaçi, Shemsi Reçica etj. do të burgosen për veprimtari patriotike. Ndërsa, me rastin e shpërbërjes së katrahurës Jugosllavi, Halil Alidema, do të rreshtohet në frontin e parë. Atë front do të përpieqet nga viti 1989 e deri më 1996, ta nxjerrë Kosovën nga “pacifizmi”, përmes Partisë UNIKOMB dhe ta vëndosë në piedestalin e shkollës së Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Murat Xhakës, Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Adem Demaçit, Metush Krasniqit, Shaban Shalës, Fazli Greçefcit, Jusuf Gërvallës, në organizimin e kryengritjes gjithëpopullore.
Po, Halil Alidema do të i vlerësojë demonstratat e 1968 dhe 1981 –it, si kulminative që dëshmonin se kombi ka sajuar pjekuri, por ai donte më shumë, më shpejtë, më me gjallëri, më me ngulm të fillojë Lufta për liri, të cilën e ndërtonte me veprimet e veta, pa u ndalur, si bleta me shokë. Halil Alidema kështu del si patriot e veprimit ekipor e jo individual. Ky luftetar ishte kundër çdo kulti personal. Shkurt ishte njeri i vatanit, i lindur për popull, prandaj të gjithë shokët i kishte të asaj shkolle.
Nuk mund të thuhet se Halil Alidema ka qenë njeri i ilegales, sepse ai kurrë nuk ka vepruar si i tillë, sepse është sjellë si i bindur, se vetëm krisma e pushkëve dëgjohet me kujdes në Evropë. Prandaj, do të orientohet që t` i krijojë celulat e para të armatosura, natyrisht jo kurrë pa ndihmën e NENES SHQIPERI, pa ndihmën e oficerëve patriotë që i shtruan bazat e veprimtarisë patriotike dhe ngritjes ushtarake të: Zahir Pajazitit, Adem JASHARIT me shokë shumë, të cilët i donte dhe i adhuronte duke shpërthyer si vullkan: “JA KETA DJEM-BURRA e VASHA DO TA ÇLIROJNE KOSOVEN”(1992).Mr. Halil Alidema patriotëve si: Adem Jasharit të dalluar e shumë të tjerëve, të cilëve u bëri “konak”, në trevat e Shqipërisë Bregdetare, u ndihmoi të ushtrojnë gjithandej poligoneve ushtarake, me qëllim për t` ia dridhë okupatorin nga themelet dhe për ta shporrë ma në fund nga tërë Kosova. Atyre do të iu thotë në një qendër stërvitore në Tiranë: “ Ia vlen për ta dhuruar gjakun për Kosovë”, sepse e dinte se lufta pa heronjë nuk do të jetë e ëmbël dhe fitimtare.. Mr. Halil Alidema me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë më 4 korrik 1992, do të gjendet në frontin e parë duke punuar për armatimin e çetave të para të UÇK-ës. Atëbotë do të ia kërcet këngës në një banesë në Tiranë, i gëzuar se plasi lufta në mes sllavëve, e ku do të bëjnë luftë të drejtë edhe shqiptarët:
Në Kulinë (1910) kur krisi topi për Shqipëni; Do të ngritemi si Gjergj Kastrioti, përseri!
Me këtë vetëdije do të gjindet në disa shtete të Evropës dhe Azisë, për ta përgatitë sheshin e filozofisë ushtrake. Do të bashkpuojë me shumë ofecerë patriotë të karierës, për t` i mësuar ushtarët dhe oficerët e UÇK-ës, për luftë frontale, ashtu si vepron çdo ushtri çlirimtare, pa e kursyer jetën, por pëtr të bërë Luftë të drejtë heroike.
Mr. Halil Alidema do të veprojë edhe në rrafshin propagandistik kombëtar. Do të orientohet që të shkruhet nga ndonjë ekspert “LIBRI i bardhë” (1992/3), për t` ua bërë të hujeëve me dije se ne nuk kërkojmë asnjë pëllëmbë toke të huaja, për të ua bërë me dije të hujve diplomatë në gjuhën: angleze, frenge, serbe, gjermane, italiane dhe shqipe, të gjitha mizoritë e okupatorit serb mbi shqiptarë, posaçërisht nga koha e Kongresit Berlinit (1878), e deri më 1989, mizori këto që mbështetnin në Naçertaninë” e Garshaninit nga viti 1844, të cilën e kishte siguruar qysh më 1986 të botuara në “VJETRAR” të Arkivit Kosovës. Atë dokumnet e kam botuar, por merita i takon përkthyesit nga sllavishtja e vjetër në gjuhën shqipe për herë të parë, Kardi Halimi, të cilin e respektonim sikurse Metush Krasiniqin ,Adem Demaçin, Shaban Shalën, Fazli Greçefcin, Jusuf e Bardhosh Gervallën, Kadri Zekën e të tjerë herojë, të vijave të para të luftës për liri, vargu i të cilëve në vijim do të jetë shumë i gjatë që me ta dhe për ta, krenohet sot kombi, pa dilemë. Sikur një profet, do të më thot në Tiranë më 1993:” E tërë Malësia e Mbishkodrës është gati të na ndihmojë. Dhe nga ai optimizëm doli HEROI TAHIR SINANI, dolën ENDRIT CARA i Shqipërisë mesme , dolën edhe shumë të tjerë nga të gjitha meridianet e botës ku ka shqiptarë, vëllezër t të gjakut, si do të thoshte AT Shtjefën Gjeqovi famëlartë më 1927.
Mr Halil Alidema do të gjendet për ta njohur botën diplomatike për të drejtën e Kosovës, për t` iu bashkuat Shqipërisë me Projektin “ KOSOVA DESHMON” më 17 janar 1993 në Maltë në praninë e 30 vendeve mesdhetare. Ky patriot dhe politikanë shumë shpejtë do të njihet në Tiranë me oficerët patriotë si: Ramazan Shala, Fluturak Gërmenji, Vladimir Beja Uzeir Dervishi e sidomos me mikun tim të shtrenjtë, të ndjerinm Halil Katana. Mr Halil Alidema për nevoja të UÇK-ës, do të sjellë në Shqipëri një sasi të madhe armatimi, i cili konsiderohej se me te, mund të zhvillohet një luftë frontale me armikun së pakut për gjashtë muaj. Çka ka ngjarë me atë armatim nuk mund të flasim tani për tani, por fajet e atyre që sabotuan një ditë do të publikohen dhe do të mbeten persona me turp se si e injoruan Halil Alidemën dhe Luftën e DREJTE të UÇK-së.
Me që sëmundja ia ndërpreu hovin e aktivitetit, do të orientohet për të u lëshuar shokëve të idealit këshilla që mos ta kursejnë gjakun e tyre, sepse është momenti historik për ta shkëputë Kosova nga okupimi. Nëse Serbisë ia kallim luftën, ajo këtë luftë do ta humbë me siguri, sepse bota sot mund të informohet. E drejta është në anën tonë. Këtë fakt e kam kuptuar në Vjenë, në Romë, Paris, Maltë dhe në disa vende të Lindjes. Krimet serbe ma nuk mund të fshihen. Kjo armë duhet shfrytëzuar në çdo rrethanë.
Amanetin e mr. Halil Alidemës e barti në vend Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të cilën mendoi, foli dhe veproi. Për veprimtarinë patriotike të Halil Alidemës do të flas gjithmonë: gjaku, dheu dhe argumentet e luftës për liri dhe bashkim kombëtar. Lavdi jetës dhe veprës Mr.Halil Alidemës. Më 14 mars 2016 Prishtinë.