Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prekazin ku ka bërë homazhe te memoriali i Familjes Jashari, në ditën e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga vetë Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social, ku ka thënë se në Prekaz kthehet në kujtesë sakrifica sublime për lirinë e familjes Jashari. “Të Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari kujtojmë gjithnjë sakrificën më sublime për liri. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin”, ka shkruar Haradinaj. Sipas tij Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e të gjithë të rënëve.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, …