ABDIXHIKU PREMTON PËRKRAHJE PËR PRISHTINËN

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në këtë vizitë, të parën në komunën e Prishtinës, Abdixhiku theksoi vendosmërinë e tij për ta trajtuar kryeqytetin me prioritet. Prandaj tha se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë, për të cilat përgjegjëse është MIA. Më tutje, ministri Abdixhiku ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …