Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se vlerat e UÇK-së janë të arta dhe ato nuk mund t’i baltosë askush. Ai ka thënë se vlerat e luftës çlirimtare janë krijuar me shekuj dhe ato do të shkëlqejnë çdoherë. Krasniqi ka theksuar se institutcionet e Kosovës nëse nuk frymëzohen nga Vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti i saj legjendar, nuk mund ta realizojnë e finalizojnë shtetndërtimin. Ai ka thënë se asnjë proces apo Gjykatë Speciale që bazën e ka në dëshmitë e rrejshme të Shërbimit të Sigurimit të Serbisë, siç ishin dëshmitë e raportit të Dick Martit, nuk mund t’i dëmtojë vlerat që ka krijuar UÇK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …