I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë. Mirëpo, ka qenë vetë Grenell ai i cili ka reaguar ndaj këtyre deklaratave. Ai ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë pasi që një gjë të tillë ia kanë bërë të qartë edhe Kurtit. “Ne ia kemi bërë të qartë Kurtit se mbajtja e tarifës në çfarëdo forme qoftë edhe e pjesshme e dëmton ekonominë e Kosovës dhe SHBA-ja nuk do të shpenzojë resurse nëse lidershipi i Kosovës vazhdon ta dëmtojë rrugën e popullit të vet”, ka shkruar Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …