Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se është formuar komisioni për hartimin e Projektligjit për Trepçën, në mënyrë që, sipas tij të gjendet një zgjidhje më e mirë për Kosovën. Së shpejti do të kemi informacionin për të gjitha borxhet që i ka ajo. Do të marrim informacione se si të zgjidhen problemet në mënyrën më të mirë. Kemi biseduar me profesionistë që e njohin këtë fushë dhe besoj plotësisht se do bëhet zgjidhja më e mirë për Trepçën, zgjidhja që do të jetë më e mirë për punëtorët dhe Kosovën”, ka thënë ai.
