Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se për një muaj qeverisje, Kryeministri Albin Kurti e arriti atë që të gjithë armiqtë e jashtëm të Kosovës nuk e bënë për 20 vjet. Sipas tij, shkurtpamësia e Kurtit po e dërgon Kosovën në rrugën e izolimit. “Askush s’ka besuar se do të vijë dita për të parë këtë katandisje të raportit special në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ja pra, erdhi dita për të parë se si SHBA-të nuk kanë më vullnet për t’u marrë me vendin tonë”, ka shkruar ai.
