Sot është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”. Ky anulim ka ardhur në mbledhjen e Qeverisë me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku i cili ka propozuar dy opsione që të nënshkruhet kontrata ose anulohet vendimi. Ai ka thëne është për propozimin e dytë, që njëherë të anulohet vendimi. Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq ka marrë edhe mbështetjen e gjithë kabinetit qeveritar. Pika e dytë obligohet Ministria të ndërpresë me efekt të menjëhershëm negociatat me Bechtel Enkën dhe të vlerësojë dëmet. Bazuar në këtë vendim, konsorciumi Bechtel Enka kërkonte rreth 50 milionë euro. Kërkesën e tillë ky konsorcium e mbështeste në vendin e Qeverisë Haradinaj të vitit të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …