NË KRUSHË TË MADHE, BASHKË ME PJESËTARËT E AKADEMISË USHTARAKE TË KOSOVËS

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ishte në Krushë të Madhe, në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë, në shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me pjesëtarët e Akademisë Ushtarake të Kosovës, të prirë nga Komandanti i Akademisë Ushtarake – Major Vegim Krelani. U bëmë bashkë në Krushë të Madhe, në vendin i cili pagoi shtrenjtë çmimin e lirisë, bashkë me djemtë dhe vashat më të mira të vendit, për të shënuar njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, “Epopenë e UÇK-së”, rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes Jashari në marsin e vitit 1998”. Në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit, i falënderova secilin prej tyre për patriotizmin e tyre dhe shërbimin që i bëjnë vendit tonë, Republikës së Kosovës. Mbi këta djem e vasha, bie pesha e rëndë dhe e shenjtë e mbrojtjes së vendit, detyrë të cilën pjesëtarët e Akademisë Ushtarake të Kosovës e bëjnë me përkushtim dhe dashuri. Uniforma e tyre është mishërim i sakrificës tonë kombëtare dhe i krenarisë e aspiratave qytetare e njerëzore, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi. Janë të shumtë prej atyre që dhanë mundin, djersën dhe gjakun për liri, janë mijëra që ranë në logun e nderit, sa e sa u gjymtuan, ende edhe sot e kësaj dite familjarët e tyre nuk dinë ku i kanë të dashurit e tyre, pa shenjë e pa varre, ende nuk i dihet ku janë as 64 krushjanë e as atdhetarin dhe politikanin e shquar profesor Ukshin Hotin, prandaj me këtë rast, në shënimin e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, “Epopenë e UÇK-së, në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, pjesëtarët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të prirë nga Komandanti i Akademisë Ushtarake, Major Vegim Krelani, bënë homazhe dhe kujtuan me dhimbje e krenari sakrificën e të gjithë të rënëve për lirinë e Atdheut. Bashkë vizituam edhe Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, atdhetarit, humanistit, kryengritësit, prijësit të mendimit të ri politik, udhërrëfyesit drejt lirisë për dinjitet njerëzor e kombëtar, i cili na bën të ndjehemi borxhli përherë karshi jetës dhe veprimtarisë së tij.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …