FSSHC-ja edhe kërkon respektimin e të drejtave të shërbyesve civilë gjatë procesit të fuzionimit të institucioneve

Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC), të premten, mbajti mbledhjen e radhës ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të procesit të fuzionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Pas shumë shkresave dhe shqetësimeve të shërbyesve civilë rreth procesit të fuzionimit të ministrive me emërtime të reja, kryesia e FSSHC-së ka diskutuar rreth kësaj gjendje e cila tashmë është bërë preokupim për nëpunësit civilë, të cilët kanë dilema rreth raportimeve dhe qartësimeve të përgjegjësive të tyre. FSSHC-ja kërkon që sa më shpejt të bëhen të qarta detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësve civilë tek institucionet e që do të fuzionohen, në mënyrë që të mos krijohet konfuzion në mes nëpunësve dhe njësive organizative. Lidhur me këtë proces, FSSHC-ja edhe njëherë shpreh gatishmërinë për të dhënë kontributin e vet, që procesi i fuzionimit të ish-ministrive të realizohet me sukses dhe pa asnjë cenim të të drejtave të shërbyesve civilë, duke u bazuar çdo herë në normat ligjore. Për më tepër, FSSHC-ja do të angazhohet dhe do të jetë gjithherë e përkushtuar për avancimin e pozitës dhe mbrojtjen e të drejtave të nëpunësve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …