Para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, edhe sot kanë protestuar shumë qytetarë e bashkëluftëtarë të zyrtarit të MFSK-së, Gafurr Dugolli. Ai po mbahet në arrest, në Maqedoni me kërkesë të Serbisë, e cila po kërkon ekstradimin e tij në Beograd, meqë ka qenë pjesëtar i luftës së UÇK-së. Deri tani kanë qenë të mefshta prononcimet verbale të zyrtarëve dhe autoritete të vendit, të cilët po shihet se nuk kanë asnjë ndikim te Qeveria sllavo-maqedone, e cila edhe pse e ka njohur shtetin e Kosovës, vazhdon që qytetarët e saj t’ i trajtojë si shtetas të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …