Njohësi i situatës në Ballkan dhe më gjerë, analisti nga Britania e Madhe, Tim Judah ju ka deklaruar medieve serbe se s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pasi kryetari, Hashim Thaçi nuk mund të zbatoj asgjë sepse tani kompetent është kryeministri, Albin Kurti. I pyetur se si i komenton deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se “ka shumë lajme të rreme, se është bërë një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, analisti Tim Xhudah i është përgjigjur se nuk është çështje e ‘lajmeve të rreme’ kur bëhet fjalë për analistë dhe gazetarë serioz. “Nuk ka marrëveshje për çështje të caktuara, përfshirë Bashkësinë e Komunave Serbe. Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë. Amerikanët vazhdojnë të pretendojnë se ai [Thaçi] ende është kompetent, por ai nuk është ashtu. Albin Kurti tani është kompetent”. Analisti, Tim Xhudah ka theksuar më tutje se nuk ka ndonjë informatë nëse qershori është afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, siç pretendohet nga disa medie të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …