Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi që pati sot me kandidatë të Shkollës së Policisë, të cilët do t’i nënshtrohen testimit, është cituar të ketë deklaruar se Policia e Shtetit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore gjatë dy viteve të fundit, por pavarësisht kësaj, ka ende punë për të bërë. “Dy vite e gjysmë më parë trashëguan një polici ndër më të paarsimuarat në kontinentin tonë, me moshën më të lartë në rajon. Policinë më të keqtrajtuar nga pikëpamja financiare dhe policore. Ju jeni të rinj, por jam i bindur që përderisa keni hedhur një hap, diçka e dini. Nuk është shumë e largët koha, kur Policia e Shtetit ishte uniforma e degradimit të shtetit tonë, e braktisur, e tradhtuar, e rrënuar nga politika, korrupsioni e varfëria. Varfëri në mjete,teknologji e financa. Një punonjës policie, i pa trajnuar, pa arsim, pa respekt. Sot nuk është se kemi bërë ndonjë çudi, por kemi një polic të shtetit të trajtuar me respekt dhe financiarisht mirë, në raport me të tërën dhe padyshim të trajtuar me vëmendjen maksimale, duke krijuar kushte për t’u trajnuar dhe rritur financiarisht. Në vitin 2013, sipas Tansparance International, Policia Shqiptare ishte një ndër tre institucionet më të korruptuara. Policia e Shtetit ka hyrë në rrugën e revolucionit”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …