Italia duhet të ndalojë të gjithë qytetarët e saj të udhëtojnë në Evropë, në mënyrë që të parandalojë shpërthimin e koronavirusit, ka thënë kryeministri çek Andrej Babis, raporton Reuters. Italia ka izoluar pjesën veriore të saj, përfshirë edhe Milanon, në përpjekje për të provuar të përmbajë shpërndarjen e mëtejme të koronavirusit. Në Republikën e Çekisë derisa më tani janë konfirmuar 26 raste me koronavirus, dhe pothuajse të gjithë prej tyre që kanë udhëtuar në Itali, apo kanë qenë në kontakt me ndonjë person që ka qenë atje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …