Megjithëse kryesisht e luajnë rolin e mbrojtësve të uniformës civile përballë uniformave shtetërore, avokatët janë njëra nga kategoritë më të urryera në mesin e popullit tonë. Kjo për shkak të përjetimeve të hidhura që ka kaluar populli ynë nën regjimin pushtues serb, ndaj të cilit “shkeljet” eventuale ligjore nuk i arsyetonin dot avokaturat e ndërmjetësueseve ligjorë, që kishin për detyrë mbrojtjen e kujtdo klienti para organeve “të drejtësisë”. Në shumicën e rasteve avokatët dështonin në mbrojtjen e klientëve të tyre dhe, pavarësisht kësaj, “të pandehurit” duhej të paguanin detyrimet në para ndaj avokatëve dështakë krahas vuajtjes së dënimeve me burg për faje e armiqësi ndaj shtetit dhunues.
Megjithatë, kanë kaluar disa dekada që nga themelimi i një organizate ku do t’i mblidhte të gjithë avokatët e Kosovës në një odë, qëllimi i të cilës ka qenë koordinimi i mbrojtjes dhe përfaqësimit ligjor ndaj organeve të drejtësisë. Dhe pavarësisht kalimit të një “moshe” që do ta kërruste secilin organizëm apo subjekt, e do ta detyronte në marrjen e masave impulsive dhe riparuese, kjo organizatë vazhdon ta mbajë për emblemë një simbol që edhe sot duket shumë imun dhe i patundur…
Oda e Avokatëve të Kosovës, shkurtesa e të cilit organ është “OAK”, ka të dizajnuar një simbol në të cilin mund të vihen re dy shenja që simbolizojnë dy germat e para (OA) të kësaj shkurtese, porse germës së fundit (K) nuk i përgjigjet as një shenjë, përveç nëse merret parasysh pamja e simbolit në tërësi. Mund të duket paragjykues, por simboli i OAK-së, pa sqarimin e shoqëruar me tekst nën të, në secilën pamje dhe nga secili këndë, duket hiç më pak se simbol i perversitetit mashkullor.
Dhe kjo nuk mund të jetë rastësi. Edhe ashtu, detyrimet e mbrojtjes së klientëve ndaj avokatëve, pavarësisht se shumica e rasteve ngelen të humbura, kanë qenë dhe mbeten aq marramendëse sa që është krijuar një përshtypje se detyra e anëtarëve të OAK-së është për t’ua “ngulur” secilit që ka shpresë tek mbrojtja e tyre.
Madje, perceptimet e përgjithshme ndaj avokatëve aktual që ka Kosova, duke marrë parasysh pasuritë e tyre marramendëse, si dhe bëmat e disa prej zyrtarëve drejtues të odës që i mbledh ata, sidomos ato kushtëzimet rreth procedurës së punësimit të femrave në këtë institucion, i përgjigjen tamam figurës perverse të simbolizuar në emblemën OAKsë.
Në secilin percepcion shikimi, qoftë amator ai apo artistik, emblema e OAKsë, për shkak të dizajnit dhe pamjes perverse që ka, në secilën shfaqje publike do duhej të shoqërohej me shenjën e kuqe +18, ose dhe të konfiskohej nga policia si dhe të ushtrohej kallëzim penal ndaj reklamuesve të saj.
(Adem Breznica, është gazetar i pavarur)