Shoqata „Shqiponja“ me seli në Siegen te Gjermanisë, pasi që percolli me vëmendje të veçant,ditët e epopesë së lavdishme të UÇK-së,5,6 dhe 7 marsin,vendosi që t‘ua dërgoj një letër vëllezërore Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe kryetares së parlamentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani!
Të nderuar Kryeministër dhe kryetare e parlamentit të Rebublikës së Kosovës!
5,6 dhe 7 marsi na detyroj që tu shkruajm këte letër tepër vëllezërore pavarësisht a do ta lexoni apo jo.Ishin këto dit marsi që ,na e kthyen vëmendjen para 22 viteve,atje në Prekazin kryengritës e historik,ku Shaban Jashari me djemt e tij Hamzën dhe Ademin, me nipa e mbesa,me mysafir e kushëri, u betuan shqiptarisht, që njëhere e përgjithmonë pas afër 150 viteve robërie ,t‘i nxjerrin njëhere e përgjithmonë nga trojet tona bishat e egëra serbe.Akti heroik i Jasharëve zgjoj dhe kthjelli çdo mendje shqiptari e shqiptarëje,se liria e Atheut eshtë më e shtrenjët se çdo jetë e jona nënë robëri,Ushtria Çlirimtare e Kosovës,që rrënjët i ka në Prekaz e në kullën e bacës Shaban,u forcua dita ditës në luftime për jetë a vdekje ,ku arriti per 18 muaj luftime të rrepta t‘i nxjerre nga trojet tona gjakpirësit serb!Vizitat e shumta nga vizitor anë e kend Shqipërisë Natyrale gjatë këtyre ditëve në Prekaz ,kan një mesazh të qartë se populli ynë i shumvuajtur e do unitetin dhe bashkimin për ta dërguar në vend amanetin e Jasharëve dhe të gjithë atyre qe nder shekuj u fliuan për të shtrenjëtën liri ,sikur një gjë të tillë ta duan edhe politikanët shqiptar.Me 6 tetor të vitit që shkoj ,ku populli votoi për ndryshime,ajo që na habiti shumë ishte fakti se koalicioni fitues shpenzoj kohë kogja shum për formimin e institucioneve ku,në udhe doli si pa nevojë çështja e Presidentit të Republikës, një gojdhanë e popullit na tregon sinqeritetin e dy vëllezërve „Rrahmanit dhe Rrahimit“kurë kishin ndae pasurinë mes veti, dhe kjo ndarje kishte zgjatë më shum se një vit, sepse kishte dalë në udhe ara e madhe me shtatë mullinjë ku kishte vlerë sa e tërë pasuria e dy vëllëzërve.Vëllau i madh Rrahmani,kishte deshirë qe arën me mullinjë t‘ia japë Rrahimit,që ishte më i vogël,ndërsa Rrahimi nuk pranonte sepse kishte dëshirë që arën e madhe me mullinjë t‘ia japë Rrahmanit sepse ishte vëllau më i madh dhe ishte më mundinçar,prandaj edhe u vonuan më shum se nje vit që ta ndajnë pasurinë e tyre.
Kjo zgjatje në mes dy koalicioneve ndodhi jo për t‘i dhënë më shum njeri tjetrit por, për të marë sa më shum nga njëri tjetri,e ,sidomos postin e Presidentit,Prandaj konsideroj me sa vijon;
Të propozohet president i ardhshëm i Kosovës jo një figurë e vjeter që ka kaluar nga zyrat e LKJ-së pavarësisht integritetin e tij inelektual e shkencor , por një kuadër që i balancon dhe ka imunitet mbi shoqërinë tonë progresive dhe ate regresive!
Ky mundë të jet me i përshtatshmi dhe më i favorshmi edhe pertej kufive të Kosovës , nipi i
Shaban Jasharit;Murat Rifat Jashari.
Presidenti i ardhshëm i Kosovës Murat Jashari politikisht eshtë i përshtatshëm,kombtarisht i përsosur,intelektualisht i përgatitur,psiqikisht i kapshëm për çdo oxhak shqiptari dhe juridikisht i arsyeshëm.
Me propozimin dhe zgjedhjën e Murat Jasharit President i Kosovës, do tu shurdhohen, zërat e kumbarëve të Serbisë në Kosovë,edhe grupacioneve të nepotizmit dhe korrupcinit.Ndërsa ora e Jasharëve në arenën ndërkomëtare do të ketë forcë reale përballë atyre hipokritëve që perpiqën gjoja për ta pajtuar shpejt Kosovën me Sërbinë.Dhe shteti i Kosovës nuk do të ket president(apolitik) më të përshtatshëm,aktiv,puntor,e të pastër për interesat e çështjes shqiptare ,tash 20 vite të shkuara dhe 20 vite të ardhëshme,sepse ende nuk jan tharë lumenjët e gjakut në gërmadhat e kullës legjendare të Shaban Jasharit,ashtu siq i patë edhe Juve vet gjatë këtyre tri ditëve!
Për presidentin e ardhëshëm të Kosovës Murat Jasharin do të votojnë 110 deputet me,përjashtim të listës serbe!Me këte rast do vuhet me shpatulla për muri edhe Sanço-Panço me tri këmbët e tij i, cili bëri tëre këte rrëmujë për të shijuar dhe ulur në karrikën e presidentit që e kishte fantazuar!
Urime e përhajr na qofshin organet e reja të pushtetit popullor!!!
URIME!!!
Lavdi Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Lavdi gjakut dhe oxhakut të Jasharajve!
Lavdi të gjithë deshmorëve të Atdheut!
Rroftë kombi Shqiptar!
Me respekt;
Fahri NIVOKAZI
për kryesinë e shoqatës „Shqiponja“në Siegen
Gjermani
Më 8 mars 2020