leoni

Ministri Abdixhiku e pret në takim ambasadorin Kosnett e njofton për planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin

Ministri Abdixhiku e pret në takim ambasadorin Kosnett e njofton për planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Sipas komunikatës ministrore në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet. Më tutje, ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë. Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …