Agim Veliu

Agim Veliu: Lëvizja Vetëvendosje po e rrezikon miqësinë tonë me Amerikën por ne nuk do ta lejojmë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, po merr pjesë në fushatën e kandidatit të LDK-së për Besianën, Nexhmi Rudari. Në një tubim ai ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se po e prishin miqësinë e Kosovës me SHBA-në. Veliu, që liroi postin e kryetarit të komunës për atë të ministrit në qeverinë Kurti, thotë po ashtu se e mori pozitën e ministrit për disa arsye specifike. “Mos votoni majtas, sepse ata janë duke e rrezikuar miqësinë tonë me Amerikën. Ne nuk do t’i lejojmë, sepse për disa gjëra, të cilat ju besoj se i dini, u dashtë që të hyjmë në Qeveri”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …