Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Pas takimit me këshilltarët e Macronit e të Merkelit, kryetari Thaçi tha se nuk u fol asnjë fjalë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që zhvilloi me këshilltarët e kryetarit francez  Emmanuel Macron dhe  të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se fatkeqësisht, në takim nuk u tha asnjë fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, për aktualitetin dhe perspektivën tonë. Po ajo që është në interes për qytetarët dhe opinion, për fat të keq, edhe sot, nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e Kosovës madje sikur mos ta hapja si temë as që do të fillonin së diskutuari, kjo është zhgënjyese për qytetarët. Ky mos uniteti i BE-së dhe qëndrim i një  ligji  ndëshkues për Kosovën është i padrejtë dhe këtë po bënë BE-ja në raport me Kosovën, sepse ne kemi implementuar të gjitha kërkesat. Një herë na kushtëzuan me demarkacionin me Malin e Zi. Atë kohë ne e kryem edhe atë kushtëzim por përsëri është një tjetër hezitime,  BE-ja nuk e ka vënë këtë fare në plan të ditës, liberalizimin e vizave, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …