Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Pse seanca e fundit e Kuvendit e huqi cakun?

Situata politike e viteve të fundit, e sidomos e këtij viti është duke e kërkuar një qasje tjetër të politikëbërësve e përfaqësuesve të popullit tonë në Kuvend e Qeveri.

Ishte momenti më shumë sesa i duhur që institucioni më i lartë i shtetit, Kuvendi, më 9 mars 2020, t’i adresonte problemet e debatit,  aty ku kanë qenë e kanë mbetur përgjegjësitë kryesore, aty ku janë planifikuar, aty ku janë përgatitur e ku është ushtruar, ajo formë e krimit dhe e gjenocidit mbi nderin, moralin e jetën e femrës shqiptare.

Qendra e atij gjenocidi ka qenë e është në Beograd, pasi atje as sot e kësaj dite nuk është distancuar asnjë segment i shoqërisë serbe, shteti, Kisha serbe, Akademia e Shkencave, e as mediet, madje nuk e kanë bërë asnjë kërkim-falje formale, as sot e kësaj dite.

I kuptojë viktimat e atij gjenocidi, e kuptoj edhe mllefin e tyre për rrethin, por nuk munda t’i kuptoj krerët e institucioneve të shtetit, pse seancës se Kuvendit nuk ia dhanë orientimin e duhur. Të gjithë njerëzit, jo vetëm kombi që i jetoi ato krime të gjenocidit, por të gjithë ata që i kanë shikuar ato zhvillime në mediet elektronike e të shkruara, e sidomos njerëzit e politikës e të diplomacisë, e kanë pasur dhe e kanë të qartë se ku duhet orientuar përgjegjësinë e ati gjenocidi. Gjenocidi, nuk ka asnjë dyshim ishte i përgatitur, i planifikuar dhe i ushtruar nga Serbia dhe jo vetëm në Kosovë. Por Bota e ka mëshiruar Serbinë e gjenocidit. Ajo e kishte mundësinë që ta dënonte Serbinë për gjenocid, por përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ajo e amnistoi Serbinë e krimit e të  gjenocidit?!

Dhe kështu e liroi atë nga dëmet e luftës që ajo duhet t’ua paguante vendeve që ishin viktima të saj.

Nëse dikush është dashur ta orientojë debatin, kjo i ka takuar koalicionit qeverisës, e sidomos, krerëve të institucioneve Kuvendit e Qeverisë dhe orientim kryesor është dashur që ta kenë politikën e Beogradit dhe politikën e vendeve të demokracive perëndimore, të cilat ka kohë që presionin për mos normalizimin e marrëdhënieve  në mes Kosovës e  Serbisë, e kanë ashpërsuar ndaj Kosovës e jo ndaj Serbisë, e Kosova ishte kryeviktima e krimit dhe e gjenocidit serb për dekada.

Krerët e shtetit duhet ta dinë se: demagogjia, fjalamania e oratorisë pa qellim e orientim të saktë e të duhur nuk është politikë e urtë e as në shërbim të shtetit e të kombit. Është koha që politika për ndarje të kulaçit apo për vota duhet të ndërpritet sa më parë. Koha është për ndryshim e jo për mashtrim, për demagogji e fjalamani.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …