Edhe një herë ka bërë thirrje të ndalohen tubimet publike, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai në një postim, thotë se madje tash është momenti i fundit të ndërmerret një veprim i tillë. Edhe dje gjatë ditës, Ahmeti kërkoi të konsiderohet mbyllja e shkollave për parandalimin e koronavirusit. Në Kosovë, nuk është raportuar asnjë rast me koronavirus, derisa në Shqipëri, numri ka shkuar në 10.
