Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bashkuar reagimeve të senatorit amerikan, David Perdue, të dërguarit të Posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e më pastaj, djalit të presidentit amerikan Donald Trump, të cilët kanë bërë të ditur se Shtetet e bashkuara duhet ta rishqyrtojnë kthimin e ushtarëve amerikanë nga Kosova”. Thaçi i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të marrë vendime për kërkesat që i ka bërë Amerika duke përfshirë këtu edhe heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë. I kërkoj urgjentisht Qeverisë që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, ka shkruar, kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …