Lëshohet linja e re ajrore Prishtinë – Shtutgart, premtohen linja të reja

Zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga kompania ajrore “Air Meditarranean” kanë mbajtur të martën një konferencë për media me rastin e lëshimit të linjës së re ajrore Prishtinë – Shtutgart dhe anasjelltas.
Gökmen Aritay, drejtor i operimeve, tha se janë të lumtur që po hapin linjën e re ajrore me partnerët e “Air Mediterrean”.
“Ne jemi shumë të lumtur t’i mirëpresim kolegët nga “Air Mediterrean” dhe partnerët e tyre. Prishtina po rritet dhe ne jemi të sigurt se do të kontribuojmë që aeroporti “Adem Jashari” të rritet sa më shumë”, ka thënë Aritay.
Kryesuesi i linjës ajrore “Air Mediterrean”, Andrew Hallak premtoi se do të investojnë edhe me hapjen e linjave të reja ajrore.
“Sot po festojmë hapjen e linjës me të re “Air Mediterrean”. Është nderë që të hapim linjën dhe të operojmë fluturimet për dhe nga Prishtina për në Shtutgart, Munih dhe Bazel. Ky është vetëm fillimi. Me kohë, ne do të investojmë edhe në hapjen e linjave te tjera në Dyseldorf, Lion dhe Melburn. Kemi investuar në punësimin e njëqind punonjësve kosovarë”, tha Andrew Hallak.
Ai shtoi se planet e kompanisë në të ardhmen janë rritja e benefiteve dhe hapja e linjave të reja ajrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …