Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar sërish takimin me kryetarin Hashim Thaçi. Për shkak të anulimit të këtij takimi, Thaçi ka mbajtur një konferencë për media. Ai ka thënë se spektri politik janë të obliguar ta forcojnë shtetin dhe ta rrisin mirëqenien sociale e qytetare. “Raportet me partnerët strategjik duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Mesazhi im sot është që kryeministri duhet të merr vendime të cilat i takojnë me i marrrë, dhe të mos vonohet me vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar historik, as vet liria e as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partnerin strategjik SHBA-të”, ka deklaruar Thaçi. Sipas tij, e vetmja alternativë është Kosova drejt Bashkimit Evropian. Thaçi ka theksuar se kryeministri e ka përgjegjësi të takohet tani me të, në mënyrë që mos të ndodh më vonë një takim i pavlerë në ndonjë vendimmarrje që po pritet të na vjen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …