Ish-nënkryetari amerikan, Xhoe Bajden e ka siguruar pozicionin e tij si udhëheqës i garës së demokratëve, për nomimin e kandidatit për kryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në nëntor të këtij viti. Bajden, fitoi në shtetin e Miçiganit, duke e zgjeruar epërsinë e tij ndaj rivalit kryesor senatorit, Bernie Sanders. Pesë shtete votuan të martën – Uashingtoni, Misuri, Misisipi, Idaho dhe Dakota e Veriut. Bajden, gjithashtu fitoi në Misuri, Misisipi dhe Ajdaho. Ende është e paqartë nëse senatori Sanders do të vazhdojë garën deri në konventën e partisë në muajin korrik. Pasi shpalli fitoret e tij të fundit, Bajden i tha kundërshtarit të tij kryesor se ata mund të punojnë së bashku për të mposhtur kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kryetarin nga radhët e republikanëve, Donald Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …