leoni

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj kërkon që të ketë unitet mbarë shtetëror për procesin e dialogut Kosovë - Serbi

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj kërkon që të krijohet një “taskë forcë” për masat parandaluese ndaj COVID 19

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj po kërkon që Kosova të ndjek shembullin e Shqipërisë dhe disa vendeve tashmë të prekura nga COVID 19 dhe të ngritët “task-forcë” e cila në rastin tonë do të merrej me masat parandaluese karshi koronavirusit. Reshitaj, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi, tha se ndonëse deri më tani nuk është konfirmuar asnjë i prekur me koronavirus, Kosova nuk duhet të jetë e papërgatitur për të parandaluar përhapjen e këtij virusi që ka përfshirë shumë vende të botës. Sipas saj është e nevojshme që të krijohet një “taskë forcë” në mes të Ministrisë së Arsimit, Punëve të Jashtme dhe asaj të Shëndetësisë me qëllim të koordinimit në rast se do ketë të prekur nga virusi COVID-19. Ajo madje këshillon qeverinë e Kosovës që të mos të bëjë gabime që i kanë bërë shtetet fqinje dhe se mjetet e ndara t’i destinojë për nevojat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …