leoni

Begaj vazhdon vizita në shkollat e Malishevës dhe njihet me kushtet dhe mirëmbajtjen

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Halim Hoti, kanë vazhduar ti vizitojnë shkollat në disa fshatra, me qëllim të njoftimit me procesin mësimor në përgjithësi, dhe në veçanti me kushtet që janë në shkolla, mirëmbajtjen, sidomos pas fillimit të zbatimit të masave për kujdes të shtuar ndaj virusit korona, si dhe me nevojat që i kanë shkollat në përgjithësi. “Zbatimi i rekomandimeve nga institucionet përgjegjëse shtetërore, si masa preventive ndaj virusit të shfaqur në vendet përreth, është i domosdoshëm, e po ashtu edhe mbajtja e ligjëratave për kujdesin në raport me këtë virus kanë rëndësi të madhe”, tha kryetari Begaj. Gjatë këtyre vizitave, që i kanë bërë në shkollat në Kijevë, Bubavec, Lubizhdë dhe Mirushë, Begaj e Hoti, janë njoftuar nga drejtuesit e shkollave apo mësimdhënësit, me marrjen e këtyre masave, si dhe me nevojat që kanë shkollat në përgjithësi.            Bazuar në gjendjen aktuale, mirëmbajtja e shkollave është në nivel të lartë dhe përgjegjësit janë duke u kujdesur maksimalisht. Po ashtu, mësimdhënësit nëpër shkolla, janë duke e përcjellë edhe gjendjen e nxënësve në përgjithësi, nëse kanë ndryshime si pasojë e gripit sezonal, por deri më tani nuk ka vend për panik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …