Demonstratat e 11 marsit 1981! Ishin rindezja e zjarrit të pa shuar për liri. Përpjekjet shekullore të popullit tonë për liri pavarësi e bashkim kombëtar e ruajtën në kontinuitet të përhershëm ndër shekuj. 11 marsi 81 ishte vazhdimësi e kryengritjes së lidhjes së Prizrenit dhe në vetvete kishte qellim për realizimin e aspiratës së popullit ton për liri e bashkim. Ishte rindezje e këtij prushi liridashës i ruajtur me shumë mundë e përkujdesje Nga NDSH-ja e vazhduar nga ORBK-ja dhe organizatat dhe veprimtaret deri në vitet 80 ta. Kjo vazhdimësi e pakuptueshme ruajti me shumë peripeci e sakrifica dhe kultivoi atdhetarizmin ndër breza.
Them me plot bindje se arsye e shpërthimeve demonstrative ishte përpjekja e gjatë me dekada e patriotëve të mëdhenj të të gjitha kohërave. Po ashtu në anën tjetër nga pushtuesi shtypja padrejtësia dhe pabarazia e shqiptareve nën pushtuesit Jugosllav-shovinist. Vetë edukimi dhe ndikimi i literaturës dhe profesorëve nga Shqipëria fuqizuan ndjenjat dhe vullnetin kombëtarë. Me gjitha hamendjet e të tjerëve. Se protestat i nxiten dhe organizuan shërbimet sllave për të justifikuar shtypjen e dhunën mbi shqiptaret, nuk qëndron.
As Rusia e pansllavistet e as CIA e Amerika, por ishte një rilindje autoktone një zjarr i ruajtur me përkushtim ndër breza për lirin e Atdheut. Ky flakadan ndriçoi gjendjen e mjerë të shqiptarëve nën Jugosllavi. Shpërfaqi pabarazinë dhe padrejtësinë ndaj shqiptarëve. Hoqi maskën dhe kamuflazhet propagandistike pansllaviste ndaj Shqiptarëve në përgjithësi. E zgjoj ndërgjegjen e popullit ton të robëruar për të u përpjekur për liri e barazi. Ju prezantuat qartë botes demokratike gjendja reale e një pushtimi klasik e një kolonializmi dhe një përpjekje e egër shkomtarizuese e asimiluese të gjithë shqiptarëve nën Jugosllavi.
Vitet 80 ndan etapën e re nga e vjetra ndër shqiptarë. Vazhduan demonstratat e protestat gjatë 11 marsit 26 marsit 01 prillit për tri vite me radhë edhe se u shtypen me gjakë e terror nga milicia dhe gjithë aparati i pushtetit të dhunshëm serbo- jugosllav .Me dhjetra protestues të vrarë e qindra të plagosur, dhjetëra mija të burgosu në dhjetvjetshin të 80 tave rreth 72.000 shqiptar jan marrë në përgjegjësi janë torturuar e burgosur. Mirëpo zgjimi kombëtar u përkrahë nga shteti shqiptar i asaj kohe dhe të drejtat dhe kërkesat tona u shpërfaqen legjitime.
Vazhdimi organizativ i organizatave atdhetare e liri kërkuese gjithnjë rritej në grupe të mshefta dhe fuqizonte veprimet për një kryengritje të ardhshme të nji lufte për çlirimin e domosdoshëm nga kthetrat pushtuese. Nga këto grupe e nga LPK linden veprimet guerile dhe lindi e u zhvilluar famëmadhja UÇK. Me luftën e saj çlirimtare dhe ndihmën e Aleatëve çliruam Kosovën. Mbetet ende shumë për tu bërë për bashkimin e pjesëve të ndara shqiptare.