Abdixhiku pret në takim shefin e zyrës diplomatike belge

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais. Në këtë takim njoftues, ministri Abdixhiku e informoi përfaqësuesin belg me prioritetet qeveritare në infrastrukturë dhe mjedis. Ai tregoi për vendosmërinë e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë zgjatur për shumë vite dhe sjelljen e risive në aspektin e ruajtjes së mjedisit. Më tutje, tregoi për vendosmërinë që secili proces në dikasterin që ka marrë në drejtim, ta bëjë me transparencë të plotë.

Servais, i dëshiroi ministrit sukses në punë, ndërsa tha se dëshiron intensifikim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …