Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pezulluar programet të cilat kanë qenë në zbatim në Kosovë, si pasojë e mosbindjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 për qind pa kushte ndaj produkteve të importuara nga Serbia. Radio Evropa e Lirë mëson se një nga programet e pezulluara është në vlerë prej rreth 50 milionë dollarë amerikan. Ky program tanimë i pezulluar ishte fokusuar në reformat e dy fushave më kritike të identifikuara si pengesa për zhvillim në Kosovë, siç janë: mungesa e qëndrueshmërisë së energjisë elektrike si dhe dobësitë dhe mangësitë reale në sundimin e ligjit. Bëhet fjalë për një grant të MCC-së i fokusuar në avancimin e politikave dhe reformave institucionale që u ndihmojnë shteteve partnere për t’i shërbyer më mirë popullit. Investimet MCC-së promovojnë rritje ekonomike si dhe ndihmojnë njerëzit të dalin nga varfëria, duke krijuar shtete më stabile, më të sigurta, me mundësi të reja për biznese.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …