Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë një vizite në Administratën Tatimore të Kosovës, ka kërkuar masa rigoroze ndaj bizneseve të cilat disa prej tyre po e keqpërdorin situatën e fundit për ngritje të çmimeve. Bislimi ka deklaruar se situata e fundit nga rreziku i Coronavirusit, nuk duhet të keqpërdorët ose shfrytëzohet për pasurim të biznese, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Me këtë rast, ai ftoi ATK-në që të jetë në terren dhe të marrë masë ndaj atyre që bëjnë vepër penale për ngritjen e çmimeve. “Kemi pasur një takim dhe kemi diskutuar se çfarë masa të ndërmarrim që të mbrojmë qytetarët. Të kthej çmimet në nivelin normal, ATK-ja të dalë në teren për të inspektuar marketet dhe farmacitë për të identifikuar çmimet. Në rast se ka çmime të tilla, atëherë do të ndërmarrim veprime rigoroze në mbylljen e biznesit”, tha ai. Edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ATK tha se do të respektojnë të gjitha kërkesat e Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve. Zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës, kanë bërë thirrje tek qytetarët të lajmërojnë në numrin 0800 80 800, për të raportuar nëse hasin në rritje çmimesh.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …