Si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, shtetasit kosovarë nuk do të lejohen që të hyjnë në territorin e Shqipërisë, kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. “QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13 mars 2020, në orën 06:00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt, automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15 mars 2020 në orën 24:00”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …