Gafurr Dugollit i shtyhet arresti edhe për 48 orë. Protesta para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

Gjykata e Shkupit i caktoi 30 ditë paraburgim Gafurr Dugollit, pavarësisht premtimeve të Ministri të Drejtësisë, Adnan Jashari

Një gjykatë në Shkup ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Gafurr Dugolli, ish-pjesëtar i UÇK-së që aktualisht punon në Ministrinë e FSK-së. Lajmi e ka konfirmuar për mediet vëllai i tij, Bujar Dugolli. I kanë caktuar 30 ditë paraburgim kjo është një padrejtësi e madhe. Është për keqardhje që shteti maqedonas merr parasysh ligje e fletëarreste të Serbisë për banorët e Kosovës, ka thënë Dugolli. Familjarët e Dugollit kanë qëndruar në Shkup deri në orët e mbrëmjes në pritje të vendimit për të. Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë, Adnan Jashari, kishte  deklaruar se nuk do të lejonte ekstradimin e shefit të Protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli në Serbi. Jashari i ka thënë korrespodentit të “RTK-së”, se gjatë orëve në vijim pritet të nënshkruhet vendimi për lirimin nga paraburgimi i Gafurr Dugollit. Tani ministri në shërbim të sllavomaqedonasve duket se e ka të qartë se çfarë ndikimi e autoriteti ka ai në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …