AKryeministri, Albin Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë

Kurti: I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës që nëse kanë shenja të koronavirusit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

Ka përfunduar takimi i Komisionit të Posaçëm për Parandalimin e Koronavirusit. Kryetari i Komisionit, Albin Kurti ka ripërsëritur këshillat që janë dhënë nga OBSH-ja për parandalimin e koronavirusit. “I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës që nëse kanë shenja të koronavirusit të qëndrojnë në shtëpitë apo banesat e tyre, të kontaktojnë në numrat që janë bërë të ditur dhe të mos shkojnë menjëherë në QKMF-të por njëherë të qëndrojnë në banesë. Po ashtu, duhet të evitohet shtrëngimi i duarve, përqafimet dhe të pastrohen sa më shumë duart”, theksoi Kurti. Ai tha po ashtu se Kosova është duke i bërë përgatitjet nëse ka raste pozitive me koronavirus. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se vendimi për mbylljen e kufijve do të mirret varësisht nga dinamika e zhvillimeve në lidhje me koronavirusin.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …