LVV-Gjyq

13 aktivistë dhe drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, do të dalin sot para Gjykatës

13 aktivistë dhe drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, do të dalin sot para Gjykatës. Ata akuzohen  për rrokullisjen e veturave të EULEX-it në vitin 2009. Seanca gjyqësore, ndaj Shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe aktivistë e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt me 25 shkurt, por në mungesë të dëshmitarëve ajo u shty për 16 mars. 13 aktivistët të akuzuar, e në mesin e tyre edhe Glauk Konjufca, akuzoheshin me dy vepra penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme, e cila ka të bëjë me dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009. Mirëpo, sipas gjyqtarit Vesel Ismaili, tashmë të akuzuarit mbetën të ngarkuar vetëm me aktakuzën e parë.

Seanca e kaluar e këtij rasti, kaloi me një diskutim mjaft të ashpër mes sekretarit të Lëvizjes vetëvendosje, Dardan Molliqaj, dhe gjyqtarit Vesel Ismaili. Derisa aktivistët, arrestimet që iu bënë i quanin politike, edhe vet gjyqtari i rastit ka thënë se ndjehet “i irrituar me aksionin e ndërmarrë për arrestime, një ditë para protestës”. Më 25.08.2009, në Prishtinë, në parkingun mbrapa stadiumit të Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes kanë rrokullisur dhe dëmtuar veturat e misionit ndërkombëtar EULEX, që sipas prokurorit dëmet arrijnë përmasat deri në 95 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …