Drejtori Berisha ka vizituar qendrën kryesore të mjekësisë familjare ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan dhe QMF-të tjera

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Deçanit Musa Berisha, ka vizituar qendrën kryesore të mjekësisë familjare ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan dhe QMF-të, për tu njohur nga afër me specifikat e punës pas fillimit të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Berisha tha se janë marrë të gjitha masat me kohë dhe gjendja është nën kontroll, deri më tani nuk kemi ndonjë rast të dyshuar. Kemi mësuar nga përvoja e shteteve të tjera, për masat e një epidemie si kjo e COVID-19 (Coronavirusit), nuk mund të parashikohen asnjëherë me saktësi dhe kjo na kërkon të jemi sa më të përgatitur. Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që pa frikë, por me kujdes të shtuar të jemi maksimalisht të përkushtuar dhe ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit! Për qytetarët janë vënë në dispozicion dy numra kontakti të QKMF-së në Deçan, 0390-361305 dhe 045120662

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …