Ministri Mustafa takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, për të diskutuar mbi rritjen e çmimit të miellit të raportuar nga qytetarët gjatë kësaj jave dhe masat që duhen ndërmarrë bashkërisht që kjo të mos ndodhë. Përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve njoftuan ministrin Mustafa se gjendja e stoqeve me grurë të destinuar për blojë në Kosovë dhe regjion është e qëndrueshme, andaj nuk ka asnjë arsye, deri më tani, që çmimet e miellit të prodhuar në Kosovë të rriten. Njëkohësisht, prodhuesit kosovar të miellit nuk kanë rritur çmimet e miellit, por ka informacione se ky çmim mund të jetë rritur kryesisht nga tregtarët e vegjël. Ministri Mustafa kërkoi të ketë koordinim të plotë ne mes të MBPZhR-së dhe prodhuesve të miellit që të sigurojnë qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë keqpërdorime të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. Ministri Mustafa dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës u zotuan për partneritet të vazhdueshëm mes tyre dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim e bashkërendim të programeve dhe aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …