Deklarimi për taksën, para mediave, nga kryeministrit Albin Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit. Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore. Kështu deklaron zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, duke u shprehur i vendosur se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke. Hoti thotë se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme. “Tregti me territore nuk ka. Nuk mund të diskutojmë këtë temë, besoj që kjo temë është mbyllur në bisedat e Vjenës dhe shpalljen e pavarësisë. Ata që duhet të bëjmë tash është të fuqizojmë shtetin e Kosovës brenda. Rendi dhe organizimi kushtetues brenda vendit është i padiskutueshëm, i panegociueshëm. Ne jemi për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, i cili duhet të qojë tek njohja reciproke”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …