Është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19:
-
Stacioni Policor në Skenderaj do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e hyrje daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës;
-
Vendosja e tendës me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skenderaj, si masë preventive;
-
Sipas vendimit të Qeverisë ndërpriten menjëherë linjat e autobusëve nga Skenderaj në drejtim të Komunave tjera;
-
Ndalohet qarkullimi i autobusëve brenda territorit të Komunës së Skenderajt;
-
Sipas vendimit të qeverisë mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;
-
Pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara nga Komuna e Skenderajt(diskutime publike) aktivitetet kulturore, sportive etj;
-
Ndalohen tubimet e çfarëdo natyre si masë preventive ndaj përhapjes së virusit;
-
Përveç mbylljes së tregut të kafshëve e automjeteve, mbyllet edhe tregu i gjelbër i qytetit të Skenderajt;
-
Pezullohen punët me palë në Komunën e Skenderajt, përjashtim rasteve urgjente;
-
Zyrtarët që punojnë me palë do të pajisen me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese;
-
Mbyllen përkohësisht zyrat e gjendjes civile në bashkësitë lokale në Skenderaj;
-
Obligohen institucionet publike lokale që të lirojë nga puna zyrtarët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;
-
Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të lirojnë nga puna (me pagesë) punëtoret me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;
-
Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të rrisin nivelin e higjienës dhe të dezinfektojnë hapësirat e punës;
-
Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që gjatë orarit të punës të përdorin mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese për secilin punëtor;
-
Inspektorati komunal vazhdon inspektimet 24 orë në teren, për të inspektuar dhe ndaluar rritjen e çmimeve artificiale të produkteve;
-
Vazhdon masa për dezinfektimin e institucioneve shkollore, shëndetësore, kulturore, sportive, shtëpisë për personat e moshuar etj;
-
Linja telefonike falas 194 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;
-
Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 ose 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë;
-
Inspektorati Komunal do të kujdeset për implementimin e vendimit të Qeverisë që institucionet publike dhe ato private të lirojnë njërin prind nga puna brenda kësaj periudhe të pezullimit të procesit mësimor.