leoni

KFOR-i është dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës

KFOR-i është dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës

Gjatë ditës së shtune Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë Gjenarl Major Michele Risi, ku diskutuan për gjendjen e krijuar në vend pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me koronavirus. Sipas njoftimi të MPBAP-së, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, ka njoftuar ministrin, që KFOR-i, ka ndërmarr të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusit, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën. Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it për masat që i ka ndërmarr duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të COVID 19. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e sigurisë së Kosovës do t’i bashkërendojnë aktivitetet me trupat e KFOR-it në Kosovë për të menaxhuar situatën e krijuar. Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …