Hisen Berisha: Të formohet një komision për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Hisen Berisha: Të formohet një komision për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së në betejen e Koshares, Hisen Berisha, përmes rrjetit social ka kërkuar formimin e komisioni për mbrojtjen e vlerave të luftës. pasi në kohën e fundit është ashpërsuar fushata e orkestruar e Serbisë kundër vlerave të luftës çlirimtare. “Në dy vitet e fundit ka fillua një fushatë e orkestruar e Serbisë kundër vlerave të luftës se UÇK dhe personaliteteve të caktuara, me aktakuza të fabrikuara në Serbi, e të përkthyera në Kosovë nga struktura shqiptarësh që i patën pranuar edhe masat e dhunshme të Miloshevicit dhe të plasuara me finesë profesionale spiunazhi të gjeneratat e rritura pas luftës. Përmes kësaj fushate kryesisht djemtë të cilët ishin bartës të nacionalizmes shqiptare kualifikohen si hajdut, kriminel, vrasës. Meqë kjo është intensifikuar si fushate, atëherë shoqatat e dala nga lufta, duhet të formojnë një komision për mbrojtjen e vlerave të luftës, brenda të cilit të përfshihen profesor gjuhe e letërsie, historie dhe jurist. Juristët veçanërisht duhet të kenë për detyrë të grumbullojnë argumente për strukturat falanga të Serbisë në Kosovë, t’i argumentojnë dhe t’i denoncojnë në organet e hetuesisë dhe drejtësisë. Kjo fushatë duhet ndaluar me çdo çmim. Jo si kundër fushatë por si përgjigje e institucioneve të Republikës së Kosovës, me qëllim të thyerjes se luftës subversive të Serbisë këtu në Kosovë”. ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …