Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Limaj: Kryeministër, thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka dëshiruar shërim të shpejtë të infektuarve me koronavirus. Por, ka thënë se po përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekuara nga ky virus. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti t’i thërras në telefon kryetarët e këtyre komunave. “Të infektuarve me virus nga komuna e Vitisë, Malishevës, Klinës dhe Besianës iu dëshiroj shërim të shpejtë. Në anën tjetër, po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga korona virusi, siç janë Vitia, Klina, Malisheva, e Besiana se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë. Kryeministër, thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi. A je duke i dëgjuar deklaratat e tyre publike se askush nga qeveria nuk ju ka ofruar asnjë ndihmë deri tani”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …