Në bazë të nenit 13 dhe 58 të Ligjit 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 1.6,1.8 dhe 1.9, vendimin e datës 13.03.2020 dhe vendimin e datës 15.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i komunës së Deçanit merr këtë:
V E N D I M
Për shkak të rrethanave të krijuara nga “Corona virusi” ( COVID -19) dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate Kryetari i Komunës se Deçanit merr këtë vendim:
-
Ndalohet veprimtaria e të gjitha kompanive ndërtimore dhe depove të materialit ndërtimor që veprojnë në territorin e komunës së Deçanit, deri në një vendim tjetër.
-
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një vendim tjetër.
-
Ju faleminderit për mirëkuptimin së bashku do ta tejkalojmë situatën.
NJOFTIM
-
Për shkak të rrethanave të krijuara nga “Corona virusi” ( COVID -19) dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, njofton të gjithë qytetarët se Institucioni Komunal kryen këto shërbime deri në një njoftim të ri:
-
Zyra e kryetarit- me staf të reduktuar
-
Administrata komunale – me staf të reduktuar
-
Shërbimet publike – me staf të reduktuar
-
Drejtoria e shëndetësisë – me staf të kompletuar
-
Drejtoria për Inspeksion- me staf të kompletuar
-
Drejtoria e financave – me staf të reduktuar, ndërsa ankesat për tatimin në pronë nuk pranohen deri në një vendim të ri.
-
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë- nuk punojnë
-
Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë – nuk punojnë
-
Drejtoria për Bujqësi – nuk punojnë
-
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – nuk punojnë
-
Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim – nuk punojnë 12. Drejtoria e Arsimit – nuk punojnë
-
Ju faleminderit për mirëkuptimin, së bashku do ta tejkalojmë situatën. Në vazhdimësi do t’ju mbajmë të informuar përmes këtyre adresave, • Fb\ Bashkim Ramosaj dhe Komuna e Deçanit.