leoni

Gjendja nën kontroll dhe qytetarët e komunës së Vitisë po respektojnë vendimin për mos dalje të panevojshme nga shtëpitë

Përkundër paraqitjes edhe të 4 rasteve të reja që janë konfirmuar në Stubëll të Vitisë, gjendja aktuale në komunën e Vitisë është nën kontroll. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur takim me anëtarët e komitetit komunal për menaxhim të situatës, me ç’rast janë ndarë përgjegjësit nëpër dikasteret e ndryshme komunale, ku është kërkuar nisja e procedurave për tenderimin e një kompanie për dezinfektim të objekteve publike, përfshirë shkollat, objektet fetare dhe institucionet tjera. Po ashtu, u kërkua që përmes këshillave të fshatrave të identifikohen familjet që kanë nevojë për ndihmë, ndërkohë që është kërkuar edhe shtimi i kapaciteteve në kujdestari në Qendrën Kryesore të Mjekisë Familjare. Në këtë takim të këshillit emergjent, u theksua nevoja e mbështetjes nga niveli qendror, për pajisje mbrojtëse si dhe për material të domosdoshëm higjienik. Kryetari Haliti, ka kërkuar një përkushtim më të madh të Qeverisë së Kosovës për komunën e Vitisë, ngase ka nevoje për mbështetje, kurse ka falënderuar qytetarët që po respektojnë vendimin për mosdalje nga shtëpitë, gjë që po kontribuon në të mirë të situatës për të qenë nën kontroll. Ndryshe, komuna e Vitisë ka hyrë në ditën e tretë që kur është hyrë në karantinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …