Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se që nga data 14 mars janë anuluar terminët për viza. Në njoftim thuhet se shërbimi me viza do të rifillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, por që nuk kanë ndonjë datë të specifikuar lidhur me këtë. Gjithashtu u theksua se pagesat e bëra më parë janë të vlefshme dhe mund të përdoren për një aplikim vize brenda një viti që nga data e kryerjes së pagesës. “Nëse keni ndonjë çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar një emërim urgjent”, thuhet në njoftim të Ambasadës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …