leoni

Këshilli komunal në Han të Elezit për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës

Këshilli komunal i Hanit të Elezit për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, është takuar në mëngjes, ku është bërë analizë e situatës dhe masave parandaluese kundër COVID-19. Në përbërje të këshillit komunal të Kryesuar nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, janë drejtoritë komunale për shëndetësi, arsim dhe shërbime publike, Stacioni Policorë Han të Elezit, Policisë Kufitare, Policisë së Vijës së Gjelbër, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra për Punë Sociale, Bashkësisë Islame, Komuniteti i Biznesit, dhe KVRL-së. Në hapjen e takimit kryetari Suma tha se të gjitha aktivitetet e institucioneve përgjegjëse të Komunës së Hanit të Elezit për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 duhet të jenë në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së. Bazuar në të dhënat e raportuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Dr. Nejazi Luma Drejtorë i kësaj qendre tha se për momentin nga komuna e Hanit të Elezit nuk kemi të raportuar as një rast pozitiv COVID-19 dhe se situata është në kontroll dhe janë vetizoluar të gjithë personat e identifikuar që kanë që kanë ardhë nga vendet tjera, veçanërisht të atyre të ardhur nga Italia. Po ashtu, edhe përfaqësuesit e Policisë e Kosovës, kanë bërë të ditur se është duke u zbatuar vendimi i qeverisë dhe në këtë rast u theksua se Kufiri i Kosovës është plotësisht i mbyllur për veç në rastet e parapara sipas vendimit të qeverisë . Janë aktive edhe inspektorët komunal duke u kontrolluar të gjitha lokalet, për zbatimin e urdhëresës për ndalimin e punës së restoranteve, kafiterive dhe të aktiviteteve tjera, përjashtuar barnatoret dhe marketet e dyqanet që shesin gjëra ushqimore. Përndryshe, edhe masat tjera janë duke u zbatuar në përpikëri dhe të gjitha organet përgjegjëse janë në krye të detyrës pa ndërpre. Në këtë takim, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ju bënë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, të zbatojnë të gjitha udhëzimet e dhëna Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP-së,, pasi me zbatimin e tyre edhe parandalohet apo zvogëlohet mundësia e prekjes nga virusi COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …