Ferat Shala

Ferat Shala: Buxheti 2020, një buxhet pa ide, pa qëllim dhe pa vizion zhvillimor!

Buxheti 2020, një buxhet pa ide, pa qëllim dhe pa vizion zhvillimor! Ky diskutim ishte planifikuar të bëhej në kuadër të seancës së datës 14.03.2020 të Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2020, mirëpo për shkak të rrethanave të krijuar nuk ishte e mundur të prezantohej qëndrimi im për këtë çështje. Do të duhej të kishim diskutuar dhe miratuar me parë programin qeverisës dhe më pastaj të diskutonim për buxhetin. 14.03.2020- Jemi mbledhur sot në këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Ky diskutim po zhvillohet në kushtet kur tashmë është përhapur Corona Virusi dhe ku shteti dhe qytetarët janë në një situatë jo te zakontë.

Prandaj, diskutimi im do të jetë tërësisht parimor dhe programor. Në po diskutojmë këtë buxhet pa miratuar më parë programin e qeverisë, një gjë kjo krejt e pazakontë në praktikën qeverisëse të Kosovës dhe çdo vendi demokratik. Do të duhej të kishim diskutuar dhe miratuar me parë programin qeverisës dhe më pastaj të diskutonim për buxhetin. Kjo sepse buxheti duhet parë si mekanizëm për realizimin e programit te qeverisë. Në këto kushte, pra kur buxheti po diskutohet para programit, ka shumë raste kur përcaktimet dhe prioritetet e vendosura në buxhet dhe ato në programin qeverisës janë në shpërpushje dhe kontradiktë të thellë. Në këtë rast do i numëroj vetëm disa prej tyre:

1.Në programin e qeverisë 2020-2023 parashihet ulje e tatimit në paga, ndërsa në buxhet po parashihet rritje e të hyrave nga ky lloj i tatimit. Kjo mund të ndodh vetëm nëse është menduar të rritet numri i të punësuarve në sektorin privat sepse në atë publik nuk është parashikuar dhe është e pamundur të ndodh. Po ashtu, edhe në sektorin privat rritja e punësimi për një periudhë kaq të shkurtër është e parealizueshme, që do të thotë së ky konstatim është krejt i pabazuar.

2.Në programin e qeverisë për çdo vit parashihet rritje e të hyrave nga TVSH-ja në kufi. Duhet pasur parasysh që pothuajse asnjë vend nuk parapaguan TVSH-në në doganë dhe nëse Ne, aspirojmë të hyjmë në BE, atëherë duhet të mendojmë që të vjelim TVSH-në brenda territorit.

3.Është thënë që TVSH brenda territorit do të rritet. Nëse nuk ka lëvizje të normave tatimore, Të hyrat nga tatimet rritën vetëm atëherë kur ka zhvillim të madh ekonomik. Në bazë të programit qeverisës, kjo nuk mund të ndodh, sepse qeveria ka parashikuar ulje të tatimit në paga dhe ulje të shpenzimeve publike. Janë dy lloje të politikave fiskale;. – Ekspansioniste-Atëherë kur shteti dëshiron rritje ekonomike: zvogëlohen normat tatimore dhe rriten shpenzimet publike dhe – Politike shtrënguese – rriten tatimet dhe zvogëlohen shpenzimet publike.

4.Në program është thënë zvogëlim i tatimeve dhe zvogëlim i shpenzimeve. Ndërsa në buxhet po parashihet e kundërta; rritje e të hyrave nga tatimet dhe rritje e shpenzimeve publike. Edhe kjo është një kontradiktë e madhe nw mes programit dhe buxhetit.

5.Si mund të zhvillohen projektet kapitale infrastrukturore dhe mjedisore kur buxheti për shpronësim është përcaktuar të jetë vetëm 17 milion euro, ndërkaq nevojat kalojnë 100 milionëshin. Pra, si mund të zhvillohen projektet kapitale kur nuk ka një analizë dhe kosto të shpronësimeve?

6.Anomali dhe jo seriozitet në mes të asaj që është thënë në program dhe buxhetit ekziston në shumë sektorë dhe në shumë linja buxhetore të tjera. Deri sa kemi prioritet problemet e mjedisit, industrisë dhe minierave, në ligjin për buxhetin kemi ose përsëritje të të njëjtës shkallë të buxhetit ose zvogëlim të buxhetit. Në fund të fjalës sime, dua të them se Ne edhe mund të kemi thirrje që të pajtohemi politikisht që duhet të kemi një buxhet të miratuar për shkak të situatës që kemi. Por duhet të them se situata emergjente erdhi tani, ndërkohë që, qeveria kishte mjaftueshëm kohë për të përgatitur dhe miratuar një buxhet normal dhe në kushte normale. Është shumë e vështirë të pajtohemi që për shkak të situatës emergjente Ne të miratojmë një buxhet pa ide, pa qëllim e pa vizion zhvillimor, siç është ky.

Ju faleminderit!

Ferat Shala

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …