Pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së Krijuar në Republikën e Kosovës ,Komuna e Deçanit është duke i përcjellë për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19, më që rast ka marre masat e duhura ku gjejmë shkas ti falënderojmë qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës , Instituti i Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit. Shqetësimi më tej vazhdon të jetë në raport më Qendrën Kryesore të mjekësisë familjarë e cila ende nuk është paisur me mjetet e nevojshme që ti përgjigjet kësaj situate. Duke pas parasysh që mjeket e qendrave kryesore të mjekësisë familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si Institucion Komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi pajsur më mjete e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit. Kërkojmë edhe një herë nga Ministria e Shëndetësisë që të bëjë furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …